fbpx

Pacolli: Dr. Rugova udhëhoqi me mençuri e guxim rrugën drejt shtetndërtimit tonë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 80-vjetorin e lindjes së tij.

Ai ka postuar një fotografi krah presidentit të ndjerë, mbi të cilën ka shkruar se Rugova ishte një lider i vërtetë që udhëhoqi me mençuri dhe guxim rrugën drejt shtetndërtimit tonë.

“Presidenti Ibrahim Rugova, Sot, në përvjetorin e lindjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e kujtojmë dhe nderojmë trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme. Një lider i vërtetë që udhëhoqi me mençuri dhe guxim rrugën drejt shtet-ndërtimit tonë. Je përjetësisht në zemrat tona, faleminderit President”, ka shkruar Pacolli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]