Deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i shqetësuar nga niveli i debatit për fenë.
Ai ka thënë se gjithçka që po diskutohet në studiot televizive në lidhje me fenë dhe konvertimet, ka kaluar çdo kufi të mirësjelljes, kulturës dhe respektit ndaj të tjerëve.
“Feja është e lirë dhe e garantuar me Kushtetutë, dhe konvertimi është e drejtë e çdo individi. Por askush nuk ka të drejtë të ofendojë fenë te ciles i ka shërbyar deri dje, se ajo mbetet edhe më tutje feja e të tjerëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Është patetike dhe e padrejtë të thuhet se dikush konvertohet sepse Perëndimi nuk po na pranon si muslimanë!!!”, ka shkruar ai.
“Si mysliman praktikues (familja ime mirëmban për 30 vite Xhaminë në Lugano), dhe asnjëherë as mua dhe as familjes time të gjerë nuk na ka penguar feja jonë në integrimin dhe bashkëjetesën me popullatat me besime të ndryshme”, ka shtuar Pacolli teksa ka bërë thirrje që të ndalohen debatet përçarëse
“Le ta duan secili fenë e vet dhe mënyrën që ka zgjedhur për të bashkëjetuar me te por mos te ofendon fenë e të tjerëve!!!”, ka shkruar ai.