fbpx

Pacolli e quan ceremoni banale pritjen e vaksinve antiCOVID

nga Revista Kosovarja

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se gjendja me COVID-19 në Kosovë është shumë e rëndë.

Ai madje përmes Facebookut, pritjen nga Qeveria e Kosovës të vaksinave të COVAX, e ka quajtur “ceremoni banale”.

“Mu duk shumë banale “ceremonija” e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomtë të Aleancës Covax. Përkushtimi duhet të orientohet për gjetjen e zgjidhjes, gjetjen e miliona vaksinave që Kosova ka nevojë urgjente dhe “vaksina” tjetër ekonomike që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës”, shkroi Pacolli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]