Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pacolli kërkon të kthehet në Zvicër, sot pritet të realizohet fluturimi

nga Revista Kosovarja

Ende pa u qetësuar situata që shkaktoi ardhja e tij nga Zvicra në Kosovë përmes Shqipërisë, deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, që të kthehet në Lugano.

Burime brenda MIA-s tregojnë për KOHËN se Pacolli ka kërkuar leje dhe se ajo i është aprovuar. Sipas burimit, Pacolli pritet që sot rreth orës 14:00 të niset me aeroplanin e tij privat për Zvicër.

Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, nuk e ka konfirmuar lajmin. Ai ka kërkuar edhe pak kohë për “këtë çështje”.

Kthimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme javën që shkoi shkaktoi bujë të madhe. Ai kërkoi të kthehej direkt në Kosovë nga Lugano. Mori dy herë leje dhe dy herë e anuloi atë. Më pas kthimin e bëri përmes Tiranës. Kërkesa e Pacollit për aterrim në Aeroportin e Prishtinës u përcoll edhe me atë që të mos futej në karantinë, si çdo qytetar që vjen nga jashtë në këtë kohë pandemie.

Moneytizer Paragrafi 4

Më pas nga Tirana, Pacolli erdhi po ashtu me aeroplan privat dhe u vendos në shtëpinë e tij në Hajvali. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai duhet të qëndrojë në vetizolim 14 ditësh.

Pas kthimit, Pacolli akuzoi shtetin e Kosovës se për një moment ishte frikësuar “nga një sulm terrorist” ndaj tij.

Pacolli është kthyer nga Zvicra pas thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, e cila u shty pas masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]