Behgjet Pacolli ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të kontribuar në shtensionimin e situatës dhe luftimin e terrorizmit në veri.
Përmes një postimi në facebook, ai thotë se i ka shprehur kryeministrit Kurti gatishmëri, duke ofruar ndihmë të plotë, në çdo formë të nevojshme.
Pacolli thotë se ka ftuar edhe kolegët e tij ta bëjnë të njëjtën gjë, sepse sipas tij, Kosova është mbi të gjitha.
“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njëjtë! Kosova është mbi të gjitha!” ka shkruar Pacolli në postimin e tij në facebook, të cilit I ka bashkangjitur edhe një fotografi bashkë me Kurtin.