fbpx

Pacolli: Le të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria në këtë ditë të sakrificës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Ai thotë se në këtë ditë të sakrificës le të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria.

“Nga zemra ju uroj festën e Kurban Bajramit, simbol i humanitetit, solidaritetit, pajtimit dhe mirëkuptimit. Kurban Bajrami është festa ku ndihmohet varfëria dhe shtypja, dhe i jep dorën atyre që kanë nevojë. Le të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria në këtë ditë të sakrificës. Në marrëdhëniet ndërnjerëzore, le të mbizotërojë arsyeja dhe të kemi paqe, harmoni dhe siguri”, shkruan Pacolli në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]