fbpx

Pacolli : Ndjenjë e veqantë të isha i ftuar në festimin e kësaj fitore të madhe

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli po feston fitoren e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pacolli ka shpërndarë disa fotografi nga festa, duke thënë se ishte ndjenjë e veçantë të ishte në Mar A Lago.

“Miku i madh i shqiptarëve presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shretit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veqantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitore të madh”, ka pohuar ai.

Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara, duke arritur të mund rivalen e tij nga radhët e demokratëve Kamala Harris.

Ai është bërë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, ndërsa në fjalimin e tij në Palm Beach, Florida, Trump falënderoi mbështetësit e tij dhe të gjithë qytetarët amerikanë që kanë votuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]