fbpx

Pacolli për rastin e 18 vjeçarjes: “Shpërblen këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë për kapjen e të dyshuarit”

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se do të ofrojë shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se si baba i tre vajzave ndihet i trishtuar për këtë rast.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të M.O. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, shkruan Pacolli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]