fbpx

Pacolli pranon ftesë nga Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij

nga Revista Kosovarja

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump më 20 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit.

“Për Presidentin Pacolli, marrëdhënia midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë me rëndësi të veçantë, dhe lidhja e tij shumëvjeçare me Presidentin Trump pasqyron këtë përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera Zyberaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]