fbpx

Pacolli shprehet i nderuar që ka pasur rastin ta njoh personalisht Ismail Kadaren

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Pacolli i shprehu ngushëllime familjes dhe miqve për humbjen.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Ismail Kadaresë. Ngushëllimet e mia më të thella për zonjën Elena (e cila e shoqëroi me dinjitet deri në minutën e fundit të kësaj jete), ngushëllime familjes së tij të ngushtë dhe të gjithë miqve të tij dhe atyre që patën privilegjin ta njohin.”, ka shkruar ai.

Ai u shpreh i nderuar që ka pasur rastin ta njoh personalisht.

“Hbvpata nderin e veçantë ta njoh personalisht! U prefsh ne paqe Maestro!”, përfundoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]