Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pacolli tregon familjen që i përkasin tre të vdekurit në Gjermani

nga Revista Kosovarja

Kreu i AKR’së, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Gjermani në të cilin mbetën të vdekur tre shtetas kosovar të cilët po udhëtonin drejt Zvicrës.

Mbi artikull

Pacolli ka thënë bëhet fjalë për tre anëtarë të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt.

Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen Krasniqi dhe thotë se lutet që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

“Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë për Kosovën. Të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç janë viktimat e radhës, të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit, së cilës ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten!”, ka shkruar Pacolli

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]