Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Qeverisë raporton Gazeta Blic.
Ministri i Financave, Hekuan Murati, tha se rritja e pagës minimale hyn në fuqi me datën 1 tetor.
Kryeministri Albin Kurti tha se paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi, derisa shtoi se kjo është rritja e dytë brenda këtij mandati qeverisës.
Sipas Kurtit, nga kjo rritje preken mbi 150 mijë të punësuar, kryesisht të sektorit publik.
“Me hyjen në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale, më në fund u hap rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas një pritje prej 13 vjetësh. Ndërkaq sot do të shqyrtojmë propozimin e Ministrisë së Punës, Financave dhe Transfereve që niveli i ri i pagës minimale të jetë 2 euro për orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë më orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.