fbpx

Pagesa 50 euro/ Numri i qytetarëve që duan të adoptojnë qen në Prishtinë – thirrja hapet pas 2 javësh

nga Revista Kosovarja

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se janë së paku 20 qytetarë- individë dhe persona juridik që kanë shpreh interesim për adoptimin e qenve, me ç’rast një adoptim subvencionohet me 50 euro në muaj.

Por, qytetarët që nuk i përmbahen rregullores për adoptimin e qenve mund të gjobiten nga 1 deri në 3 mijë euro.

Fushtica tha se interesimi për adoptimin e qenve është “jashtëzakonisht i madh”.

“Interesimi është jashtëzakonisht i madh, ka qytetarë që kanë aplikuar. Ne javën e kaluar në kuvendin e kryeqytetit e kemi miratuar vendimin për subvencionim, dmth ka kalu vendimi për subvencionim, tash vetëm pritet derisa të hyn vendimi në fuqi. Shpresoj që brenda 2 jave, ne jemi në fëzën e përpilimit të kontratës, bashkërisht me plaët e interesit. E kemi fillu ta bëjmë listën e personave që kanë shpreh interesim për adoptim dhe në momentin që nënshkruhet kontrata, i kalon filterat ligjorë, do të hapim thirrjen për adoptim”, tha Fushtica të hënën.

Tutje ai tha se deri më tani janë së paku 20 persona që kanë shprehur gatishmërinë për adoptim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]