fbpx

Pak ditë pas rastit të Bebe Rexhës, edhe Ava Max sulmohet në skenë

nga Revista Kosovarja

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u sulmua nga një person gjatë koncertit të saj në New York.

Ai e gjuajti atë me telefon drejt e në kokë duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.

E pak ditë pas kësaj ngjarje e shëmtuar, një ndodhi e pakëndshme në koncert i ka ndodhur edhe artiste tjetër shqiptare, Ava Max.

Teksa po performonte para fansave të saj në San Diego, një fans është ngjitur pa leje në skenë dhe e ka goditur atë në fytyrë.

Pas këtij gjesti, burri në fjalë është tërhequr zvarrë menjëherë nga truprojet për t’u nxjerrë nga skena, gjersa këngëtarja ka vazhduar interpretimin e saj.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]