fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pak orë nga rregullat e reja në kufijtë me Serbinë, Kosova “në bashkëpunim me partnerët strategjikë”

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Lajmet
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Në kufijtë e Kosovës me Serbinë nga nesër do të ketë disa rregulla të reja, që në Prishtinë quhen masë reciprociteti, ndërsa “ferr” në Beograd.

S’kanë mbetur shumë orë kur do të hyjë në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, si dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Në mëngjes, Këshilli i Sigurisë së Kosovës u mblodh. Aty u diskutua gjendja aktuale dhe bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale lidhur me zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa të lëshuara nga Serbia.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit pas mbledhjes u tha se institucionet e Kosovës janë të bashkuara për t’iu përgjigjur çdo lloj situate. Për këtë, u tha se do të ketë bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me aleatët, raporton Gazeta Express.

“Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik”, tha ZKM.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u diskutuan procedurat për zbatimin e vendimeve të Qeverisë, të cilat presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka konsideruar “ferr” për Beogradin.

“Institucionet tona kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve, dhe në këtë drejtim i sigurojmë qytetarët tanë që mundësimi i zëvendësimit të targave ilegale, sikurse edhe kalimi i qytetarëve në pikë-kalimet kufitare do të procedohen në mënyrë të shpejtë, pa pengesa dhe në kohë të shpejt reale”, u tha në njoftimin e ZKM-së.

Kurti: S’ka kurrfarë mundësie për destabilizim

Kryeministri Albin Kurti siguroi më vonë se “s’ka kurrfarë mundësie për destabilizim” me fillimin e reciprocitetit në çështjen e letërnjoftimeve me Serbinë. Ai në një konferencë për media tha se po punon që nesër gjithçka të shkojë qetë dhe siç duhet.

Kurti tha se serbët që hyjnë në Kosovë, nga nesër thjesht “do ta kenë një dokument më shumë”.

“Unë jam kryeministër i progresit dhe i shpresës. E di që në fqinjin tonë verior, në skenën politike atje ka shumë politikanë e zyrtarë deri te kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës e frikësimit. Unë besoj që paqja, demokracia, sundimi i ligjit, Republika, kushtetutshmëria nuk kanë alternativë, andaj edhe uroj, besoj dhe punoj që nesër gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë. Ne nuk do t’ua marrim dokumentet njerëzve që vijnë nga Serbia në Kosovë. Ne do t’ua shtojmë një fletë-deklarim. Pra, ata vijnë me dokumentet e lëshuara nga Serbia. Ne nuk ua marrim ato. Ne ua lëshojmë një fletë-deklarim sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njësoj me çdo qytetar të Republikës sonë kur e kalon kufirin dhe shkon në Serbi. Pra, nga nesër, ata do të kenë një dokument më shumë, jo më pak”, tha Kurti.

Ai tha se beson se nesër gjithçka do të shkojë “qysh është më së miri”.

“Nuk ka kurrfatë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim, sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, për bllokime, për destabilizim, tensione, flasin për vete, nuk flasin për neve. Ne jemi Republikë demokratike, paqësore dhe besoj se gjithçka do të shkojë qysh është më së miri”, tha Kurti.

Vuçiqi kërcënoi: Ruajeni paqen

Paraprakisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kërcënoi në një fjalim në Beograd. Ai u ankua se Serbia “nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot”, ndërsa foli për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjen e dokumenteve të udhëtimit.

Vuçiq në rolin e tij të njohur, iu drejtua shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, duke iu kërkuar që “ta ruajnë paqen”.

Nëse nuk duan ta ruajnë paqen, po ju them – Serbia do të fitojë”, tha ai.

“Situata për njerëzit tanë në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse… Mendoni se kemi qenë ndonjëherë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sa është sot”, tha Vuçiq në fjalimin e tij para publikut.

Vuçiqi e akuzoi Qeverinë e Kosovës se “po përpiqet të përfitojë nga disponimi në botë”. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po dëshiron ta paraqesë veten si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ata morën vendim që t’i imponojnë gjërat që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë, në radhë të parë popullit në veri të Kosovës. Paraprakisht kanë dërguar njësitet e tyre me 21 tonë karburant dhe gjithçka tjetër në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, me dëshirën që t’i ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe. E gjithë kjo duhet të fillojë sonte në mesnatë, ndërsa në të njëjtën kohë t’i bindin serbët që të heqin dorë nga tabelat KM”, ka thënë Vuçiq.

Për këtë çështje, kryeministri Kurti i ftoi sot sërish qytetarët serbë që t’i zëvendësojnë targat “KM” nga koha e Millosheviqit, me targa të Republikës së Kosovës.


Etiketa: KosovaSerbia

POSTIME TË NGJASHME

Lajmet

Dha lajmin e shtatzënisë me videon emocionuese, Einxhel ka dy fjalë për Arbanën

1 ditë më parë
Lajmet

​Afër 6 mijë raste aktive me COVID-19

2 ditë më parë
Lajmet

Pas gjuajtjes së famshme në “Oscar”, Will Smith shfaqet për herë të parë në publik me të shoqen

3 ditë më parë
Lajmet

Horoskopi ditor, e diel 14 gusht 2022

4 ditë më parë
Lajmet

Vetaksidentohet në Studeqan të Suharekës, ndërron jetë 23-vjeçari

5 ditë më parë
Lajmet

A trembeni shpesh papritur në gjumë? Mjekët zbulojnë pse ju ndodh kjo dhe nëse është e rrezikshme

6 ditë më parë
Postimi tjetër

Serbët nisin barrikadimin në veri

Sekreti për të hequr shenjat e gishtërinjve nga pajisjet e kuzhinës

Egzona Gashi, shqiptarja që lë vulë në botën e së bukurës

TË FUNDIT

Marina Vjollca dhe Geti, plotë lumturi nga vullkani Etna në Siçili

6 minuta më parë

Çifti Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej çifteve më të përfolur të estradës. Dyshja së fundmi u kanë...

Per çka hidhërohet Bleona Qereti?

20 minuta më parë

Këngëtarja Bleona Qereti është gjendje të luftoj me këdo që guxon t’ja kritikoj apo t’ja shajë të pasmet e saj....

KOSTT: Reduktimet e rrymës do të jenë në varësi të ngarkesës dhe energjisë së siguruar

24 minuta më parë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) njofton se reduktimet e rrymës në vend do...

DJ Dagz me fjalë prekëse pasi po bëhet baba: Mund të të shikojmë për një jetë, ti je filmi ynë i preferuar

34 minuta më parë

  Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër për herë të parë, dhe entuziazmin po e tregojnë çdo ditë. Ka qenë...

Njihet si mysliman i përkushtuar – ylli i futbollit ndihmon në ndërtimin e kishës që u dogj nga zjarri

1 orë më parë

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah thuhet se ka dhuruar një shumë të madhe të parave të tij për të ndihmuar...

Momenti kur Dafina i ledhaton të pasmet e Kidës në koncert

1 orë më parë

Dafina Zeqiri dhe Kida, kanë bashkëpunimin e tyre të titulluar “Luje belin”. Ky ishte bashkëpunimi i tyre i parë, që...

MË TË LEXUARAT

Dua Lipa merr vëmendjen e Mark Zuckerberg

Një i vdekur dhe mbi 700 raste të reja me coronavirus

Agjencia e Emergjencave ngre alarmin: Mund të ketë përmbytje në Kosovë

Aurela Gaçe thumbon hapur kolegët për klikimet milionëshe në Youtube

Fifi me dimija në koncert

Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca dhe dituria

Beatrixa i organizon festë qenushës së saj për ditëlindje, e pranishme edhe Genta Ismaili

Arian Çani largohet nga TV Klan

Laureta Maqedonci tregon tatuazhin në të pasme

Vesa Luma merr vëmendjen me vallëzimin provokues në TikTok

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist