fbpx

Pak orë para ngjarjes, ja çfarë postoi bashkëjetuesja e Valon Sylës

nga Revista Kosovarja

Mbrëmja e 27 qershorit nisi në mënyrë të zakonshme për çiftin. Në rrjete sociale ishte postuar një fotografi ku Valon Syla dhe bashkëjetuesja e tij shfaqeshin në një aheng familjar, të qeshur dhe të afërt me njëri-tjetrin.

Por pak orë më pas, gjithçka mori një kthesë të papritur.

Sipas burimeve të Sinjalit, gazetari Valon Syla u arrestua në Prishtinë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj partneres së tij, E.N.

Sipas të dhënave policore, ajo ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe është ofenduar rëndë, duke pranuar trajtim mjekësor dhe dokumentim të lëndimeve përmes fotografive.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet. Në deklarimin e saj të dytë, E.N. ka qëndruar në të njëjtin version të ngjarjes, ndërsa motra e saj ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë materiale në rastin penal.

Valon Syla është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe me urdhër të Prokurorisë është ndaluar për 48 orë, në pritje të procedimeve të mëtejshme ligjore. Ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim. /Sinjali

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]