fbpx

Pak orë para se JLO të kërkonte divorcin, Ben Affleck ishte me ish-gruan

nga Revista Kosovarja

Ben Affleck u shfaq në humor teksa doli nga një avion privat me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, vetëm disa orë para se Jennifer Lopez të bënte kërkesë për divorc. 

Të martën, ish-çifti zbarkoi në Los Angeles pasi lanë vajzën e tyre, Violet, në Universitetin Yale, shkruajnë mediat e huaja.

Aktori është fotografuar pa unazën e martesës dhe i veshur me një këmishë dhe pantallona të zeza teksa po zbriste shkallët e avionit duke buzëqeshur. Garner e ndoqi pak pas, e veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona jeshile me një çantë shpine mbi supe.

Dy aktorëve iu bashkua vajza e tyre 15-vjeçare, Serafina, e cila kishte veshur një xhup. Më pas familja hipi në BMW-në e zezë të Affleck-ut dhe u largua.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]