fbpx

Pak orë para tragjedisë, dizajneri Isufi dhe gruaja e tij aktivë në rrjete sociale

nga Revista Kosovarja

Prishtina u trondit ditën e sotme nga një tragjedi e rëndë.

Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale.

Festimi dhe Rina kanë postuar të dy njoftim mbi të rejat në kompani, likuidim të mallit me zbritje deri në 70% përpara nisjes së sezonit.


Për më tepër, më pak se dy javë ma parë, Festimi kishte bërë një hap të ri duke shpallur thirrje për kurse mbi patronimin në industrinë e modës.

Fatkeqësisht, këto plane u ndërprenë në mes në një tragjedi, aktualisht me ende plot të panjohura ku jeta e dizajnerit Kosovar u shua teksa gruaja e tij mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. /Prive By Liberta Spahiu

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]