fbpx

Pak para finales së Eurovisionit, Albina Kelmendi flet e emocionuar

nga Revista Kosovarja

Sonte (13 maj) mbahet nata finale e Eurovision 2023.

Shqipëria, e cila tashmë u kualifikua në finale, përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Artistja e njohur së fundmi ka bërë një reagim në rrjete sociale duke kërkuar votat e shqiptarëve pak para nisjes së finales.

“Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.

Theksojmë që gjashtë shtete janë kualifikuar automatikisht në finale, nisur nga Ukraina e më pas: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]