fbpx

Pak para se ta lëshojë në qarkullim, qeveria Kurti ndanë 10 mijë euro për testimin e urës së Ibrit

nga Revista Kosovarja

Ura e Ibrit që ndanë Mitrovicën Veriore me atë Jugore , do ti nënshtrohet një analize testuese për kapacitete për qarkullimin e automjeteve dhe kamionëve, shkruan Indeksonline.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka përzgjedhur kompaninë e cila sipas dosjes së tenderit është “IPE-PROING” SH.P.K . Kjo kompani do të bëjë “Përcaktimin e kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë , me ngarkesa testuese” .

Vlera e kësaj kontrate është 9 mijë e 640 euro.

Sipas dosjes së tenderit e publikuar në platformën online E-prokurimi janë përcaktuar edhe kriteret që duhet ti plotësoj kompania fituese, shkruan Indeksonline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]