Bashkëshorti i Angela Martinit është arrestuar gjatë pushimeve të tyre në Mykonos të Greqisë.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm me shifra prej miliona eurove shkaktuar shtetit rumun por shetitej i lirë dhe vendndodhja e tij i zbulua padashje nga modelja.
Kjo video e hedhur në rrjete sociale ku nga pas rastësisht dukej Dragos, Angela kishte vendosur lokacionin gjë që bëri që policia t’i binin në gjurmë.
Bukuroshja shqiptare menjëherë pas kësaj ka vendosur që të fshijë lokacionet nga të gjitha fotografitë e saj të postuara, e madje i ka hequr të gjitha postimet në “story” duke zgjedhur që të mos hedhë më asgjë por tashmë është vonë.
Sipas mediave greke arrestimi dhe ndërhyrja e policisë greke ka qenë i ashpër.