fbpx

Pamje apokaliptike në Japoni, dheu ‘përpiu’ shtëpitë

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë gjetur të vdekur dhe rreth 20 të tjerë vijojnë të mbeten të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut rreth 60 milje në jugperëndim të Tokios.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale, tregohet  rrëshqitja e  baltës e cila fillojë të merrte përpara shtëpitë dhe çdo gjë që ishte përreth.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, 700 persona nga ekipet e kërkim-shpëtimit të prefekturës Shizuoka, zjarrfikësit dhe ushtria e Japonisë rifilluan përpjekjet e tyre të shpëtimit, por operacionet e tyre janë ndërprerë në mënyrë të përsëritur për shkak të rrezikut të përmbytjeve.

Si pasojë e rrëshqitjeve me shumë se 130 shtëpi u përfshinë nga rrëshqitja e dheut, ndërkohë rreth 2,830 familje në qytet mbetën pa energji elektrike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]