fbpx

Pamje ekskluzive e dramatike: Momenti kur policia e bastis vilën e Radojçiqit

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bastisur sot disa lokacione në veri, në kuadër të mbledhjes së provave për sulmin terrorist në Banjskë i cili ndodhi të dielën.
Siç raportuam, është bastisur edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe në Zubin Potok afër Bërnjakut, kriminelit, Milan Radojçiq.

Më poshtë pamje ekskluzive të aksionit.

https://www.facebook.com/watch/?v=328711123061959

Policia aty ka bastisur edhe anije dhe motorë me katër rroga. Siç mëson lajmi.net, vila e Radojçiq do të sekuestrohet nga shteti sepse është e dyshimtë

Aksioni i madh i Policisë ka nisur sot para orës 06:00 të mëngjesit.

Përveç vilës, janë sekuestruar edhe prona të tjera të Radojçiq.

Mediat lokale të veriut raportuan se cak i bastisjeve ka qenë edhe spitali i Mitrovicës së Veriut. /Lajmi.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]