fbpx

Pamje nga intervenimi i FSK-së dhe zjarrfikësve nga Kosova në shuarjen e zjarreve në Kukës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka publikuar pamje nga intervenimi i Forcave të sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve të Kosovës gjatë shuarjes së zjarreve në Kukës.

Përmes një postimi në Facebook, Gjici ka falënderuar kosovarët për ndihmën e ofruar.

“Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovar që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh”, shkruan Gjici.

Tutje, ai ka njoftuar se po vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit.

“Vazhdon pa ndërprerë operacioni i shuarjes së vatrave të zjarrit, në majën e Rrunës. Ku po bëhet e pamundura për shuarjen e kësaj vatre të rrezikshme. Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovar që në ditët më të vështira  u gjendën  pranë nesh. Vazhdon puna pa ndërprerë në terren”, shkruan ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]