fbpx

Pamje nga momenti kur nisi orteku në Brezovicë

nga Revista Kosovarja

Një ortek bore ka rënë të enjten në pistën e skijimit në Brezovicë. Katër persona kanë qenë duke skijuar në momentin e rënies së ortekut, dhe janë shpëtuar nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ekipet që gjendeshin atje kanë filluar menjëherë kërkimin për të parë nëse ka edhe persona tjerë, por nuk kanë hasur në të tjerë që mund të jenë në atë zonë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar nga orteku.

Ndërkaq në rrjete sociale janë publikuar pamje nga momenti i fillimit të ortekut në pistën e skijimit në Brezovicë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]