fbpx

Pamje nga suhitë e forta të shiut e breshërit në gjithë Francën, një grua vdiq

nga Revista Kosovarja

Në një stuhi të fortë që goditi pjesën më të madhe të Francës, një grua humbi jetën dhe 15 persona u lënduan, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Një grua e përfshirë nga një përmbytje u gjet e vdekur nën një makinë në qytetin norman të Rouen, njoftoi ministri i Brendshëm francez erald Darmanin në Twitter. Një autopsi është duke u kryer

Vreshtat u shkatërruan, fluturimet u anuluan, rrufeja goditi Kullën Eifel, por nuk shkaktoi asnjë dëm. Banorët e Francës jugperëndimore postuan pamjet e një breshëri në madhësinë e topave të tenisit dhe foto të autostradave të përmbytura.

Mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Fluturimet nga Aeroporti Orly i Parisit u pezulluan përkohësisht dje dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]