fbpx

Pamje nga vetura e shkatërruar pas vetaksidentit ku humbi jetën 18-vjeçarja në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Orët e para të mëngjesit të sotëm ishin tragjike për 18-vjeçaren G.R. Ajo humbi jetën pas një vetaksidenti në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Përveç saj, nga ky vetaksident i rëndë u lëndua edhe një person tjetër.

Në pamjet e siguruara shihet se vetura është shkatërruar pothuajse krejtësisht.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]