fbpx

Pamje qesharake: Burri frikësohet nga vaksina, as shumë sa që ende pa u vaksinuar fillon të bërtas se i dhemb krahu

nga Revista Kosovarja

Të bërit vaksina është një eksperiencë e sikletshme dhe e frikshme njëkohësisht. Shumë njerëz, stepen të ndërmarrin një hap të tillë nga frika që kanë. Mirëpo, për të frenuar pandeminë e COVID-19 po kërkohet që qytetarët të vaksinohet.

Një i ri, ka vendosur të aplikojë një vaksinë anti-covid, por njëkohësisht ka tepër frikë.

“Daily Mail” ka publikuar pamjet, ku shihet një infermiere teksa përgatit procedurat, për të vaksinuar në krah burrin, por ky i fundit, edhe pa u ngulur shiringa, nis e të bërtasë.

Ndërkohë të gjithë të pranishmit që po prisnin për t’u vaksinuar s’mund t’i mbanin dot të qeshurat.

Pas shumë përpjekjesh, burri vendos të bëjë vaksinën, e për këtë ai pranon ovacionet dhe duartrokitjet e të pranishmëve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=212159774166110

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]