fbpx

Panik në Durrës, autobusi merr flakë ndërkohë që pasagjerët ishin të mbyllur

nga Revista Kosovarja

Në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje.

Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet se lidhen me një defekt teknik.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]