Të kuqe, me pasion të fortë, festive, të përshtatshme për raste të përditshme apo të veçanta, për çdo moshë – kurrë jashtë mode!
Me afrimin e sezonit të pushimeve, pantallonat e kuqe të kombinuara me një bluzë me temina apo një bluzë elegante bëhen ultra shik. Vishini takat tuaja dhe jeni gati për të pushtuar sezonin!
Një kostum, pasuria juaj e modës
Një kostum i kuq me një fjongo tërheqëse në një xhaketë të shkurtër (crop) duket jashtëzakonisht mirë. Ky komplet mbulon edhe kombinimet më formale, përshtatet lehtësisht me pjesë të tjera dhe me të do të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes. Fundja, veshjet njëngjyrëshe janë një zgjedhje fituese në çdo sezon, transmeton Telegrafi.
Një prekje magjepsëse e kuqe
Nëse i adhuroni pantallonat dhe po përgatiteni për një event gala, zgjidhja janë kominoshet. Shkëlqim, pjesë e sipërme atraktive dhe prerje perfekte në stil korse, një pamje që lë mbresa. Mund të shtoni diçka nën to ose t’i plotësoni me një xhaketë apo bolero sipër.
Pantallonat e gjera shkojnë me gjithçka
Pantallonat e kuqe të përshtatura mirë me pala dhe këmbë të gjera mund të jenë pjesa kryesore në gardërobën tuaj. Duke qenë se ende na pëlqen kombinimi i relaksimit dhe elegantes dhe na pëlqen të veshim ngjyrën e panxharit me të kuqe, ja një kombinim që mund ta përdorni nga puna në festë. Thjesht zëvendësoni çantën.