Fazli Kikaj, 76-vjeçar nga Prizreni, i cili po akuzohet për pedofili është paraqitur vetë në Polici.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se Policia, në koordinim me Prokurorinë janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.
Disa njësi policore tashmë kanë shkuar në adresën e banimit të Kikajt, për të kryer kontrollet e nevojshme.