Puntata e sotme e “Pëputhen” ishte e mbushur me debate. Në fillim ishte Alesja ajo e cila vijoi debatet me Rrushen ndërsa më pas u përfshi edhe Laureta.
Debati agravoi shumë në studio ku të dyja palët vijuan me akuza ndaj njëra-tjetrës.
“Laureta je manipuluese. Je aq e poshtër dhe manipulon çdo gjë”, u shpreh Alesja e nervozuar.
“Kujdes çfarë flet. Të jetë hera e fundit që e thua”, iu përgjigj Laureta.
Alesja debatoi edhe me Rrushen dhe kryefjala mbetet marrëdhënia tashmë e mbyllur midis Astritit dhe Alesjas.
Rrushja e akuzoi Alesjan se pëlqen zgjedhjet që ajo ka bërë në program.
Këto akuza bazohen në pëlqimin që Alesja ka pasur për Astritin gjatë periudhës që vazhdonte njohjen me Rrushen.