fbpx

Parashikimi i Maliqit: Lëvizja Vetëvendosje me votat e saj si parti nuk shkon më shumë se 35%!

nga Revista Kosovarja

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka bërë një parashikim në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Maliqi tha se Lëvizja Vetëvendosje me votat e saj si parti nuk shkon më shumë se 35%.

Ajo thotë se kjo mund të jetë edhe më pak për shkak të pakënaqësive brenda këtij subjekti politik.“Ka gjasa që Lëvizja Vetëvendosje të jetë partia e parë por nëse e ka rujt elektoratin bazë. Ato 100 mijë vota që i’a ka sjellë në 2021 Vjosa Osmani, aty është sekreti i fitores, a mundet VV-ja me dal bindshëm e para dmth duhet të jetë mbi 40%. Nëse nuk i ka mbi 40%, nuk di a mundet me kriju Qeverinë në këtë konstilacion.Objektivisht sipas njëfarë nuhatje mund të them se votat e vetë Vetëvendosjes si Lëvizje që janë nuk duhet të jenë më shumë se 35%. Bile ndoshta edhe më pak do të ishin sepse brenda ka pakënaqësi sepse një grup i tyre i deputetëve tani janë deklaru për familjen pra kanë bërë një Lëvizje të re ose parti të re. Kështu që më pak se 35% dhe me ato vota nuk bëhet as Kryeministër dhe as pushtetin nuk e mban Vetëvendosja” deklaroi Maliqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]