Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Parashikimi i motit për këtë javë

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bën të ditur edhe kjo javë e qershorit do të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

IHK njofton se kjo situatë e paqëndrueshme vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe prezencës së vranësirave të paqëndrueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]