Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot bëhet varrimi i 20 vjeçares që u gjetë e vdekur në Gllogjan

nga Revista Kosovarja

E diela që iku ishte mjaftë e kobshme për Dukagjinin. Dy ngjarje shumë të dhimbshme ndodhën ditën e djeshme, që tronditën gjithë Kosovën.

Mbi artikull

Fillimisht një 58 vjeçar vrau një 16 vjeçare dhe pastaj veten në Vitromiricë afër Pejës. E më pas në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit, një 20 vjeçare u gjet e vdekur.

Brenda një ditë dy raste shumë të rënda ndodhën në ketë rajon.

Por familjarë të shumtë kanë bërë të ditur se sot bëhet varrimi i 20 vjeçares e cila u gjetë e vdekur .

Moneytizer Paragrafi 4

“Sot në orët e mëngjesit, pas orës 06 e 10 minuta, policia është njoftu për një rast në fshatin Gllogjan. Kur ka arrit në vendin e ngjarjes, e ka gjet një trup të pajetë, vdekjen e ka konstatu edhe mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare.Janë kryer të gjitha procedurat policore, njësitet kompetente të gjitha kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, është dërgu për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gjithashtu u theksua se e njëjta dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Varrimi i 20 vjeçares bëhet në fshatin Gllogjan të Deçanit në ora 18:00.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]