Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, kurse temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 28 deri në 31 gradë Celsius.

Mbi artikull

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të jenë tropikale pra ato maksimale në shumë rajone do të arrijnë 30 e më shumë gradë Celsius.

Të premten dhe të shtunën na pret mot edhe më i nxehtë, me diell dhe kryesisht stabil, me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave në tërë rajonin tonë. Të shtunën pasdite në disa rajone kryesisht (kodrinore-malore) në Kosovë Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën pritet të kemi një front të dobët të ftohtë ajror i cili do të shkaktojë ulje të temperaturave dhe kjo ulje e temperaturave do të ndjehet sidomos në viset tona kontinentale

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]