Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë ngrohtë me erëra jugperëndimore të cilat vetëm në disa rajone mund të jenë të fuqishme. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Rrallë në ndonjë rajon kryesisht në Mal të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rigë shiu.

Të premtën na pret mot i ngjashëm edhe më i ngrohtë, por na presim shumë më shumë rreze diellore. Pritet të ketë erëra jugperëndimore. Rrallë në ndonjë rajon ka gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh shiu të izoluar me bubullimë.

Të shtunën dhe të dielen në tërë rajonin pritet mot i ngrohtë, por edhe vranësirat do të jenë shpeshherë prezente. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 25 deri në 30 gradë Celsius.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]