Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura tropikale. Pasdite vonë në disa rajone kryesisht kodrinore malore në veriperëndim/veri të vendit mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Nesër në tërë rajonin pritet të kemi mot të nxehtë. Paradite do të jetë kryesisht me diell, kurse pasdite pritet destabilizim i pjesshëm i motit. Priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Jugu dhe perëndimi i Shqipërisë do të mbesin pa reshje, ndërsa edhe në viset tjera reshjet do të jenë të karakterit lokal.
Të shtunën na pret mot i ndryshueshëm dhe i nxehtë. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset tona kontinentale.
Të dielën pak më freskët kurse nga e hëna na pret mot shumë i nxehtë, me temperatura tropikale.
Në fund vlen të theksojmë se stuhi të fuqishme dhe masive nga nesër do të ketë në veri dhe veriperëndim të Gadishullit Ballkanik. Shtrëngatat më të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu priten që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Më e goditura pritet të jetë Kroacia ku mund të ketë procese destruktive natyrore siç janë erërat e fuqishme, vërshimet, breshri vetëtima dhe bubullimat masive si dhe mundësi edhe për tornado.