Pas shumë vitesh heshtje, këngëtarja ikonike Parashqevi Simaku ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe prekës për jetën e saj në emigrim.
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi Fevziu, që transmetohet sonte në mbrëmje, ajo ka folur për periudhën kur jetonte në qiell të hapur në rrugët e New York-ut.
E pyetur për arsyet pse ndodhej në një situatë të tillë, Simaku reagoi me qetësi:
“Eja të shkojmë të kënaqemi, se njerëzit nuk duan të dëgjojnë të shkuara të harruara.”
Megjithatë, ajo nuk nguroi të zbulojë një pjesë të së vërtetës, duke shtuar:
“Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë.”
Rrëfimi i saj vjen pas zbulimit të një vendi publik në New York ku këngëtarja kishte qëndruar për një kohë të gjatë – një pllakë guri që i shërbente si strehë në diell, shi dhe borë.
Intervista pritet të sjellë emocione të forta dhe momente të papritura nga jeta e artistes që dikur elektrizonte skenat shqiptare.