fbpx

Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet më të bukura të fëmijërisë: Gjyshi im vinte me bastun

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka festuar Pashkët, teksa ka rrëfyer kujtimet më të bukura të fëmijërisë së saj.

Përmes një videoje në rrjetin e saj social, Facebook, Simaku shprehet se kujtimet e saj të më të bukura të fëmijërisë lidhen me festën e Pashkës dhe gjyshit të saj.

Teksa i qesh fytyra, ikona e muzikës shqiptare, kujton gjyshin e saj që vinte në shtëpi me bastun dhe traditën e drekës së Pashkës.

“Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër. E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve. Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura”, shprehet këngëtarja, shkruan Topchannel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]