Është një fakt i njohur që një parfum nuk do të ketë erë të njëjtë te dy persona, sado të ngjashëm të jenë ata, sepse secili prej nesh ka një kimi të veçantë të trupit.
Përveç kësaj, aroma luan, ndoshta, një rol vendimtar në joshje. Prandaj do të ishte mirë të zgjidhnit ato që zgjasin më shumë, por edhe të dini se cilat nota i tërheqin më shumë meshkujt.
Një përdoruese e TikTok përpiloi një listë me tre parfume që meshkujt nuk mund t’u rezistojnë. Në fillim të këtij viti, ajo u bë virale kur u tregoi ndjekësve të saj qindra shishe parfumi që ka në koleksionin e saj.