fbpx

Partnerë në jetë e bashkëpunëtorë në punë, Cozman nuk ndahet për asnjë moment nga e dashura e tij

nga Revista Kosovarja

Para pak kohësh reperi Cozman i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale. Një vajzë e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij.

Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.

Gjërat mes tyre janë bërë serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e  njëri-tjetrit gjatë këtij muaji. Cozman zbuloi disa javë më parë se shijoi disa ditë pushime në jug të Shqipërisë me partneren e tij dhe familjarë të tjerë. Ai postoi në Instagram disa foto dhe video nga pushimet, në të cilat shihej Fjolla dhe të afërmit e reperit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]