fbpx

Partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla: Zoti është i madh, gjithçka po bëhet mirë

nga Revista Kosovarja

Fisnik Syla, biznesmeni nga Gjilani tashmë është bërë i njohur për publikuan e mediet falë partneres së tij, këngëtares Fjolla Morina.

Ai po vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa publikon imazhe e video të ndryshme.

Ai së fundmi ka ndarë një shkrim në InstaStory, me anë të të cilit ka marrë vëmendje e ka bërë të komentohet.

“Zoti është i madh. Gjithçka po bëhet mirë. Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai.
Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me bashkëshorten e tij, e cila po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit të 19 korrikut.
Arrestimi i saj u bë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli, marrë parasysh që ka një dënim disa vjeçar të shpallur nga Gjykata e Kukësit në Shqipëri.
Megjithatë, presim të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]