fbpx

Pas 30 vitesh familja nga Deçani e fal gjakun e vëllait të vrarë

nga Revista Kosovarja

Familja e heroit, Ismet Ukaj, nga Strellci i Deçanit, ia ka falur gjakun e vëllait të vrarë 30 vjet më parë familjes Zenelaj, nga po ky fshat

Përfaqësuesi i familjes Haki Ukaj tha se gjakun e vëllait po e fal për hir të të rënëve për liri, por edhe për ta nderuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj që ishte prezentë me këtë rast.

“Ne familja Ukaj e kemi sos me ja fal gjakun e vëllait familjes Zenelaj. Gjakun duam me fal për hir të dëshmorëve dhe atyre që dhanë jetën për liri, gjakun po ja falim kryeministrit Haradinaj”.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se me këtë akt dëshmohet se populli shqiptar është popull me vlera dhe e ka të garantuar zhvillimin dhe ecjen përpara.

“Jemi popull që kemi vlera si popull, e ndërmarrin një hap kaq fisnik që me fal gjakun. Kjo na dëshmon që mundemi me ec përpara, faleminderit shumë nënë Sabrie dhe të gjithë familjes”.

“Kurrë mos u derdhtë gjak shqiptari prej shqiptarit”.

Përderisa kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj faljen e gjakut nga familja Ukaj e ka quajtur akt fisnik.

“Po i nderojmë të gjithë dëshmorët e atdheut me zbulimin e kësaj shtatore. Sot bëhet një akt fisnik”.

Më pas edhe është bërë zbulimi i shtatores së heroit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]