fbpx

Pas 4 orësh, përfundon takimi trepalësh në Bruksel

nga Revista Kosovarja

Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka bërë të ditur se ka përfunduar takimi trepalësh Bislimi-Petkoviq dhe Lajçak në Bruksel.

Ajo ka thënë se nga takimi s’ka pasur ndonjë rezultat konkret dhe ka shtuar se pritet një takim i radhës gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Ndërkohë Radio Evropa e Lirë raporton se palët do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e problemit të dinarit deri më 22 mars.

Kështu tha në fund të takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]