fbpx

Pas 41 vitesh miqësi, fejohet dyshja e famshme

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur Blair Underwood është fejuar.

58-vjeçari ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se është fejuar me Josie Hart, shoqen e tij prej shumë vitesh.

“Personi më i mahnitshëm, brilant, i bukur, gazmor dhe mendjemprehtë që njoh, e cila vazhdimisht e jeton jetën me zë të lartë”, shkroi aktori krahas një fotoje.

“E ardhmja është një vajzë e çmendur dhe e ndritshme. Askush nga ne nuk e di se ku do të na drejtojë Zoti në shtigjet tona. Ajo më ka mbështetur që para se të bëhesha aktor. Kur një miqësi 41-vjeçare të godet pas kokës dhe të lulëzon në romancë, ti ngrihesh, i kushton vëmendje dhe ec përpara në shenjë mirënjohjeje”, ka shkruar tutje ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]