fbpx

Pas aksidentit flet Robert Berisha, tregon ngjarjen

nga Revista Kosovarja

Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha është aksidentuar në mëngjesin e sotëm.

Ai u përfshi në një aksident me një kamion.

Videoja e publikuar nga Insajderi, shihet se ngjarja ka ndodhur tek “Rrethi me flamur”, në Prishtinë.

Në pamjet e publikuara, këngëtari shihej i nervozuar teksa bisedonte me të pranishmit në vendngjarje.

Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

E për këtë ka folur edhe vet Roberti, ku përmes storjeve ka shpjeguar se nuk ka patur asgjë serioze.

Ao sqaroi se kamioni e ka përplasur atë nga mbrapa, e u shpreh se ia ka falur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]