fbpx

Pas certifikimit të rezultateve – Hamza nesër zhvillon konferencë për media

nga Revista Kosovarja

Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media duke filluar nga ora 11:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të PDK-së, ku është shtuar se konferenca do të mbahet në selinë e kësaj partie.

Edhe pse në komunikatë s’është bërë e ditur arsyeja, këtë konferencë, PDK e ka thirrur pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë që u bë sot në mbledhjen e mëhershme të KQZ-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]