fbpx

Pas daljes nga spitali, Fjolla Morina i rikthehet punës

nga Revista Kosovarja

Muajin e kaluar këngëtarja Fjolla Morina u shtrua në spital pasi mori ndihmën e duhur mjekësore. Këngëtarja është rikthyer sërish në shtëpi pranë fëmijëve të saj teksa është rishfaqur edhe në rrjetet sociale.

“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mirë, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tonë në Prishtinë, Ju përshëndes dhe një herë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja në një video pas daljes nga spitali.
E tani ajo i është rikthyer edhe punës. Fjolla ka publikuar në mediat sociale ditën e sotme foto nga dyqani i saj i rrobave në Prishtinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]