fbpx

Pas debatit me Donaldin: “Ti thua të vërtetën, e njoh mirë historinë”, flet dëshmitarja që ishte në aksident me Einxhel

nga Revista Kosovarja

Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira kishin një debat mjaft të ashpër pas polemikave për të shkuarën.

Einxhel kishte thënë se binjakët Veshaj e patën pushuar nga puna pas një aksidenti që kishte pësuar moderatorja dhe dyshja nuk e kishin besuar.

Einxhel shtoi se binjakët mandje nuk e kanë pyetur për gjendjen por që pas pesë ditësh kishin kontaktuar me të, shkruan “Kosovarja”.

Tutje ajo tha se vëllezërit Veshaj nuk e kanë paguar për punën që ka bërë rreth dy javësh.

Së fundi, ka reaguar dëshmitarja ku në aksident që kishte bërë Einxhel ishte e pranishme edhe ajo.

Eda, vajza në fjalë që ka deklaruar ajo ka shkruar një status në InstaStory ku ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur saktësisht atë ditë, duke sqaruar kështu gjitha polemikat.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]